TIRANË- Pëllumb Lamja është arrestuar nga policia e Tiranës për kultivim kanabis.
Policia njofton se gjatë kontrollit në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Green hills".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuar Pëllumb Lamja, banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga policia ai është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa.
82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po kanabisi sikur u lejua me ligj,ju vazhdoni te ndaloni persona.Te gjithe keta persona te denuar per kanabis,duhet te quhen te "persekutuar".
PërgjigjuNë mes të pyllit policat. Liroheni si Enca dhe këtë se vetëm ujë për të shuar zjarrin i shkreti
Përgjigju