Po vidhte sende në makinat e parkuara, policia arreston algjerianin në Durrës

Po vidhte sende në makinat e parkuara, policia arreston algjerianin në Durrës

Foto ilustruese

Një algjerian është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në makina të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13 në Durrës, ndërsa shtetasi algjerian H.B., 29-vjeç u arrestua në flagrancë duke vjedhur sende në automjetet e 3 personave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, arrestuan në flagrancë shtetasin algjerian H. B., 29 vjeç, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në automjetet e parkuara të shtetasve A. Xh., Z. Gj. dhe Sh. I.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet