Po vinte drejt Tiranës, përfshihet nga flakët makina e amerikanit në tunelin e Kalimashit

Po vinte drejt Tiranës, përfshihet nga flakët makina e amerikanit në tunelin e Kalimashit

Makina e djegur

KUKËS- Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës në orën 08:00 nga flaket teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit  të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e zjarrfikëses të bashkisë e stacionuar pranë tunelit e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit korsia e rrugës së Kombit Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve. Aktualisht qarkullimi është kthyer në normalitet dhe është i lirë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja