Po vjen kanali më i dashur i verës! Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime

Po vjen kanali më i dashur i verës! Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime

Për një verë të paharrueshme, plot aventura dhe çmenduri, Summertime sjell katalogun më të larmishëm dhe shumëdimensional të filmave që përcjellin magjinë e stinës së verës.

24/7 kontent i përzgjedhur, 1 film i ri çdo mbrëmje në 20:00, blockbusters, superheronj, personazhe ikonikë, çmenduri me shije pushimesh, arratisje mes miqsh apo familje në udhëtim, do t’i gjeni të gjitha në kanalin tuaj të preferuar.

Të gjitha premierat e sezonit, familje, fantazi, komedi, action-adventure, një zhanër për preferencat e gjithsecilit, me një emërues të përbashkët, gjithçka ndodh në verën dehëse, plot ngjyra dhe jetë.

Koleksioni më i madh për të gjithë adhuruesit e kinemasë, i gjithi në një kanal të vetëm, i disponueshëm për t’u shijuar i plotë në çdo kohë.

Një univers argëtimi që mund ta përjetoni jo vetëm në rehatinë e shtëpisë, por kudo që ndodheni përmes shërbimit Tring OTT, përfitimet e të cilit mund t’i shijoni si të dëshironi ju, si në kanalin Summertime duke regjistruar apo u kthyer pas në grilën programore për të mos humbur asnjë event, po ashtu edhe në Video on Demand, në një kategori të dedikuar.

Askund tjetër vera dhe aventurat e saj nuk ndihen kaq fuqishëm sa në Tring Summertime.

Ndaj, Tring ju fton të shijoni magjinë e stinës më shpërthyese të vitit përmes një udhëtimi pafund rreth e qark botës.\

Nga 1 korriku, Tring Family i lë vendin Tring Summertime!

Dhe tani, le të fillojë zyrtarisht vera!

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin