Po vuan nga një sëmundje e rëndë, ish-trajneri Eriksson i jep lamtumirën botës me mesazhin rrënqethës: Mos kini keqardhje, buzëqeshni! Të gjithë kemi frikë nga vdekja, por...

Po vuan nga një sëmundje e rëndë, ish-trajneri Eriksson i jep lamtumirën botës me mesazhin rrënqethës: Mos kini keqardhje, buzëqeshni! Të gjithë kemi frikë nga vdekja, por...

Ish-trajneri Sven-Goran Eriksson, duke dhënë mesazhin e lamtumirës për botën

Sven-Goran Eriksson i dha së fundmi një mesazh prekës lamtumire botës, teksa po lufton me një sëmundje të rëndë.

Në një dokumentar të “Amazon Prime”, të titulluar “Sven”, ish-trajneri i Lazios, i ka dhënë edhe lamtumirën njerëzimit.

“Kam pasur një jetë të mirë, po. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita kur vdesim, por duhet të mësosh ta pranosh atë”, u shpreh 76-vjeçari.

Dhe mesazhi i mëtejshëm i Eriksson është vërtetë rrëqethës:

“Mos kini keqardhje, buzëqeshni! Faleminderit për gjithçka: trajnerë, lojtarë, tifozë! Ishit fantastike. Kujdesuni për veten, kujdesuni për jetën tuaj dhe jetojeni atë. Deri në fund!. Në fund të fundit ka rëndësi të kesh qenë njeri i mirë në këtë botë. Jo të gjithë do ta thonë këtë për mua, por shpresoj të më kujtojnë si një njeri pozitiv”.

Ish-trajneri legjendar i Lazios dhe i kombëtares së Anglisë ndër të tjera, i cili fitoi titullin e Serie A në sezonin 1999-2000, njoftoi janarin e kaluar se po luftonte me një tumor, që kishte arritur në fazë terminale.

Suedezi pranoi se kishte, në rastin më të mirë, edhe një vit jetë. Nga ai njoftim, Eriksson filloi një seri të gjatë udhëtimesh në të gjithë Europën.

Në Itali u mirëprit ngrohtësisht nga Sampdoria dhe Lazio. Në Angli përmbushi një ëndërr të tij, të ulej në stolin e Liverpool-it në një ndeshje mes legjendave të “the reds” dhe Ajaksit.

Sven-Goran Eriksson, në kohën kur trajnonte

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 21/08/2024 15:02

    Tranjer i madh por dhe njeri qe te ngjall respekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...

Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...