Ish-drejtuesi në sferat e lartë të Sigurimit, Luan Pobrati flet për ngjitjen e rekrutimit të zyrtarëve deri te kuadrot partiakë, e përkthyesve që “populluan” qeverinë, poltronin e kryeministrit dhe deri tek ai i Presidentit. Pjesa dytë e intervistës.

Sekretarët e PPSH dhe rinisë kanë dominuar jetën ekonomike dhe politike të vendit, e s’janë ish-bashkëpuntorët e Sigurimit dhe sigurimsat e thjeshtë ata që e dominojnë sot atë?
Do them pak gjëra që detyrohem t’i ekspozoj sado të mos pëlqehen, në respekt të kolegëve e shokëve të mi, me të cilët për disa vite pas ‘97-tës, shërbeva brenda detyrës së kryeinspektorit të shërbimeve inteligjente ku konsiderata nga shërbimet potente partnere ndaj punës dhe profesionalizmit të tyre vinte e tillë që nuk lidhet aspak me qëndrimet që mban politika; ajo e shkuara dhe kjo e tashmja.