Podcasti për prokurimet publike, Rama ironizon akuzat e opozitës: Keni të bëni me njeriun më të korruptuar! Ose do çmendesh ose do bësh punën! Jua kam lënë Zotin

 

Kreu i qeverisë Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, foli për akuzat e opozitës për korrupsion.

Kryeministri ironizoi duke thënë “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë’, duke theksuar se ‘nuk e di ç’të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë’.

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër,

Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më’,”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ç'mendon BE për tenderat në Shqipëri? Drejtoresha e Prokurimeve Publike: Jemi më lart se me vendet e Ballkanit! Rama: Me besim do arrijmë ëndrrën në 2030


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë