/ATSH-MIA/ - Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç deklaroi dje në mbrëmje në parlament se protestat e Frontit Demokratik (FD) që nga fillimi kanë pasur si qëllim ndërrimin e pushtetit me dhunë, që bie ndesh me Kushtetutën e Malit të Zi.
"Protestat kanë qenë jodemokratike, të dhunshme dhe agresive", theksoi Gjukanoviç.
"Forcat politike të protestave me muaj kanë tentuar në të gjitha mënyrat t'i frikësojnë qytetarët me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. I kanë frikësuar njerëzit se do të bëhemi çerdhe e Shtetit Islamik. Kanë organizuar performanca bizare para Parlamentit. E gjithë kjo dëshmoi se qëllim kryesor i protestave ka qenë sovraniteti i vendit", shtoi ai.
"Në këtë moment, interesi më i rëndësishëm kombëtar është ftesa për anëtarësim në NATO", theksoi Gjukanoviç