Poetë nga treva shqiptare, marrin
pjesë në konkursin e 7-të të poezisë

Poetë nga treva shqiptare, marrin<br />pjesë në konkursin e 7-të të poezisë
Mbi tetëdhjetë  poetë  nga treva të ndryshme të Shqipërisë,si Tiranë, Shkodra, Durrësi, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Lezha, Kukësi,apo në Kosovë, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Fushë-Kosovë, Klinë, Prizren, Malishevë, Istog, Mitrovicë, Maqedoni, Mali i Zi e vende të tjera ku jetojnë krijuesit tropojas, Amerikë, Gjermani, Suedi, Itali,Greqi etj., konkuruan në manifestimin e  7-të në radhë të edicionit  “Sofra Poetike,Tropojë 2016”.

Juria, e përbërë nga Gjon Neçaj, kryetar ,Prend Buzhala, anëtar,J aho Margjeka, anëtar dhe Aldona Gjidiaj, anëtare, pas një përzgjedhjeje të kujdesshme dhe të vështirë,për faktin se sasisa e prurjeve poetike,ishte në nivele të larta artistike, përzgjodhi të vazhdojnë konkurimin 30 poetë, ku ata sot në mesditë, u mblodhën në mjediset e Muzeut Historik, të qytetit “Bajram Curri”, për të vazhduar konkurimin  në takimin “Ora Letrare,Tropojë 2016”.

“Ky takim, i kthyer tashmë në një traditë, zhvillohet për të shtatin vit radhazi në Tropojë dhe sivjet “Ora Letrare” mbahet në 10 vjetorit e bashkëpunimit kulturor dhe letrar me krijuesit e Gjakovës. Me këtë rast,kryesia e klubit shpërndau edhe disa mirënjohje për kontribuesit gjatë këtyre 10 viteve,si Tahir Bezhani,Muharrem Kurti nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe krijuesi nga Peja,Sejdi Berisha.Gjithashtu u vlerësua edhe krijuesja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut në Kosovë,Mevlyde Saraçi dhe Dr. Mahmut Lila.

Po ashtu u dha   edhe çmimi për librin më të mirë mes dy takimeve letrare. Në këtë konkurs kishin paraqitur veprat e tyre rreth 15 poetë, ndërsa nga juria u vlerësua  libri më i mire me poezi i poetes nga Tropoja,me banim në Tiranë,Manjola Brahaj,me titull “Na nuk jena të ktuhit”.
Moderatori,kryetari I Klubit Letrar të Krijuesve të Tropojë,poeti Lulzim Logu,prezantoi deklamimet e krijuesve të pranishëm të vijojnë konkurimin,ndërsa për konkurentët jo pjesëmarrës,poetja Aldona Gjidiaj recitoj poezitë e paraqitur në konkurs me shifër.
Konkurimi i poezive të  30 poetëve të përzgjedhur,u dëgjuan nga pjesëmarrësit,të cilët duartrokitën nivelin e lartë të tyre.
Aktivitetin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre nënkryetarët e bashkisë Tropojë,Astrit margjeka dhe Kasmet Ponari,të cilët edhe përshëndetën krijuesit.
 
Kryesia e Klubit,nepërmjet kryetarit Lulzim Logu,vlerësoi me mirenjohje disa krijues,si Xhane Imeraj,Shaban Nokshiqi,kurse Can Tahiraj,në emër të shoqatave të diasporës,vlerësoi për kontributin e dhënë në publicitikë gazetarin e mirënjohur si dhe krijuesin Gjon Neçaj,Zyra Ahmetaj,90 vjeçarin Shaban Nokshiqi,etj.
Njëherazi u bë edhe prezanitimi i dy librave të rinj të autorëve Muharrem Kurti dhe Tahir Bezhani të përkthyer në gjuhën greke nga Iliaz Bobaj.Një panoramë të përgjithme për librat, e shpalosi krijuesi nga Peja,Sejdi Berisha.
Në fund,juria pasi dëgjoi deklamimet e pjesëmarrësve,nominoi  krijimet më të mira të krijuesve Martin Lleshi,Pazaet Qose,Pranvera Gjoni,Xhane Imeraj,Besart Tafaj,Azem Baliaj,Lola Agaj,Rushit Ramabaja,Hasan Selimi,Zenun Hysenukaj,Zeqir Lushaj,etj,duke dhënë çmimet:
 
Çmimi i parë poezia “Qytet mbi gjoks gruaje”,të poetit Hasan Selimi,çmimi i dytë poezia “Gjithësia e 1001 mrekullive” të poetit Rushit Ramabaja dhe në vend të tretë poezia  “Natë” të poetit Zenun Hysenukaj.
Çmimet shoqëroheshin edhe me stimuj material,falë ndihmës financiare të bashkisë Tropojë,Fondacionit” Kastriot Ponari” dhe biznesmenit dhe krijuesit tropojas,Pjetër Meta.
Në fund u bë prezantimi i revistës kulturore “Urat” dhe krijimet e autorëve të anëtarëve të klubit mes dy manifestimeve.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 
gjon necaj
gjon necaj
gjon necaj
gjon necaj
gjon necaj

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë