Pogaça me kos, perime dhe kopër

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji vaj (rreth 100 ml)
  • 1 filxhan çaji kos
  • 1 spec i kuq i grirë imët
  • 1 karotë
  • 1 tas kopër e grirë
  • 1 tas djathë kaçkavall i grirë
  • 2 gota uji miell
  • 1 pako pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji shafran i Indisë
  • 1 e verdhë veze
  • Fara susami

Përgatitja:

Në një enë të madhe përziejmë vajin dhe kosin. Shtojmë specin e kuq, karrotën, koprën dhe djathin. Shtojmë kripën, shafranin e Indisë dhe pluhurin për pjekje. Më pas shtojmë miellin pak nga pak, duke e punuar derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës. Marrim copa sa një arrë e madhe, i rrumbullakosim dhe i vendosim në tavë të shtruar me letër pjekjeje. I lyejmë sipër me të verdhë veze dhe spërkatim me susam. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.