Aksioni i INUK në përgjatë vijës liqenore në Pogradec që ka nisur ditën e sotme vijon të kundërshtohet ashpër nga pronorët e subjekteve që janë në listë për tu shembur.
18 pjesëtarë të familjes së Azem Brahaj, pronar i një hoteli në këtë zonë, janë ngujuar në ambientet e brendshme të ndërtesës dy katëshe, teksa kundërshtojnë shembjen saj.
Të ngujuarit janë tre kurora, teksa mes tyre ka gra dhe fëmijë. Agim Brahaj pronari i subjektit që do shembet pohon se posedon dokumentacion të rregullt për godinën, teksa shton së vlera e dëmshpërblimit (18 milion lekë) e vendosur nga qeveria nuk përputhet me vlerën reale të pronës.
Ndërkohë Inspektorati Urbanistik Kombëtar nëpërmjet një deklarate për mediat pohon se INUK do vijojnë aksionin e nisur përgjatë vijës liqenore në qytetin e Pogradecit. Sipas INUK do prishen rreth 20 objekte një dhe disa katëshe përgjatë 10 ditëve në vijim.

FOTO
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO