Gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur "Enkelana" janë arrestuar tre persona të cilët po transportonin nga Korça një emigrant të paligjshëm,​ të cilit kundrejt shpërblimit i kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Personat të cilët kanë rënë në prangat e policisë janë:

 G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve").

 Gj. P., 31 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet për 3 të arrestuarit i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".