POGRADEC- Policia arrestoi autorin e dyshuar për vrasjen e 24 vjeçares, nënën e dy fëmijëve, shtetasin Çelnik Meleqi 27 vjeç, banues në Librazhd. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Fatjona Sula, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve u gjet dje pasdite e masakruar, 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës, nën një urë tek Rruga e Re në Pogradec. Kufoma e të resë u gjet rreth orës 17:45 minuta, të pasdites së të mërkurës (12 shtator) nga një bari në afërsi të ish Repartit Ushtarak në Qafë Thanë, në rrugën Pogradec-Përrenjas. Ndërsa sot familjarët bërë identifikimin e kufomës. E reja jetonte në komunën Orenjë të Librazhdit, në familjen e prindërve pasi ishte e divorcuar.
Sipas policisë, 24 vjeçarja nuk kishte vetëm dëmtime të shkaktuara nga mjete të forta por dhe të mprehta, çka mund të presupozohet dhe përdorimi i një thike nga autori.
“Grupi hetimor vërejti se viktima kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të kokës, të shkaktuara me mjete të forta e të mprehta.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot paradite nga policia e Korçës. Policia thotë se ka bërë idenfikimin e autorit të ngjarjes, por për arsye hetimi nuk jepet emri, ndërsa vijon puna për arrestimin e tij.
Sipas policisë, nëna e dy fëmijëve pasi është goditur me gurë në kokë dhe në fytyrë poshtë urës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra dhe është hedhur pas disa barishteve e shkurreve. Kufoma, gjysmë e zhveshur, u gjet nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë, ndërsa rreth vendit të ngjarjes u gjetën rrobat e saj. Sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë goditur rreth mbrëmjes së të martës, (11 shtator) ndërsa kufoma është gjetur pasditen e djeshme (12 shtator)
Lajmi fillimisht u publikua sot në orën 10: 15 dhe u përditësua në orën 21: 18, te 13 shtator 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kufoma u gjet dje nga nje bari