Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një person për kultivim të bimëve narkotike. Blerand Gjona, 27 vjeç, është arrestuar si kultivuesi i 2000 rrënjëve bimë të dyshuara kanabis sativa.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky person u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë vendit të quajtur "Velangovë" mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën iu gjetën të kultivuara bimët. Policia i asgjësoi bimët me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: "Kultivimi i bimëve narkotike".
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com