POGRADEC - Banorët e një fshati pranë liqenit të Pogradecit kanë njoftuar policinë të alarmuar pasi në lumin që derdhet në liqen kanë parë një kufomë që po merrej nga rrjedha.
Policia bën të ditur se sipas sinjalizimit të banorëve, pranë vendit të quajtur “Oktapodi”, është konstatuar në rrjedhën e lumit një trup i pajetë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e ka çuar në liqen.
Pritet mbërritja e polumbarëve nga Tirana, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.

/Shqiptarja.com

Njoftimi i Policisë:
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e ka çuar në liqen.
Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com