TIRANE - Kryeministri Berisha ka inauguruar sot rikonstruksionin e korpusit spitalor të Pogradecit me vlerë rreth 60 milionë lekë e më pas ka vizutuar secilin prej pavioneve dhe ka folur me të sëmurët, duke i pyetur për shëndetin. Në bisedë me dy mjekë, Berisha ka vlerësuar aparaturat e reja që janë sjellë aty, të fjalës së fundit. Kryeministrin e ka pritur drejtori i këtij korpusi, i cili e ka vlerësuar Berishën si triumfator dhe fjalëmbël, që i ka dhënë mundësinë mjekëve të kualifikohen edhe në perëndim.
Kryeministri në fjalën e tij, duke numëruar sukseset në mjëkësi, tha: "Sigurisht që ka shqiptarofobë që sapo bëj krahasime, thonë "ky na krahasoi me këtë e atë", por në vendet e lira krahasimi ekziston, që vendet të arrijnë rezultate sa më të mira. Ne mjekët jemi aksionerët më të mëdhenj në shëndetin e qytetarëve. Nga 2.4 milionë vizita që kishte në vitin 2006, në mbarë Shqipërinë ato shkuan në 6 milionë vitin e kaluar, dëshmi e madhe e rritjes së interesit dhe e dyerve të hapura të këtij shërbimi për t’i pritur ata dhe shërbyer sa më shpejt. Ne kemi mobilizuar fonde të mëdha. Sot Shqipëria disponon aparatura të fjalës së fundit. Lista e barnave të rimbursueshme është më e plota që ekziston në ndonjë vend. Pensionistët kanë të rimbursura 100% ilaçet që përdorin. Të sëmurët me sëmundje të rënda kanë një rimbursim mesatar prej 8600 dollarë në muaj. Fondi I rimbursimit të ilaçeve është sot 8.4 miliardë. Sot, nga 45 të sëmurë që përfitonin nga hemodializa në 2005 dhe të tjerët ishin të dënuar me dënim kapital – se ju jeni mjekë dhe e dini se çdo të thotë për një të sëmurë me azotemi, që të udhëtojë drejt fundit të jetës së tij – sot kjo nuk ndodh më dhe janë 600 të sëmurë që marrin trajtime.
Ne kemi bërë dhe bëjmë gjithçka për të përballuar nevojat e qytetarëve. Janë ndërtuar dhe rindërtuar mbi 400 qëndra spitalore dhe kemi bërë kujdes për rritjen e pagës së mjekëve. Mjeku parësor merr pagë 170% më të lartë se 6 vjet më parë. Infermierja merr pagë 2.4 herë më të lartë, merr përafërishst 24 rroga në vit se ç’merrte 6 vjet më parë. Ne do vazhdojmë t’i rrisim ato si dhe të mësuesve, pensionistëve. Kjo është politika jonë", - tha Kryeministri. - "Për ata që thonë se nuk shkon dot në spital i pashoqëruar gruaja, i them: I dashur shok, infermieret shqiptare ta falin këtë, sepse ato dinë t’i falin pacientët", - përfundoi ai.
ORA 11:00 KRYEMINISTRI NIS BASHKEBISEDIMIN ME BANORET E POGRADECIT
Kryetari i Qeverisë, Berisha, u foli të pranishmëve në veçanti për taksat, duke shpjeguar ndryshimin ndërmjet taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që do të aplikojë opozita. Ai tha: "Pala tjetër deklaroi se “të pasurve do t’ua tregoj unë me taksat”, mirëpo kur pa se gaboi, u tha do t’i deklaroj tatim – fitimin. Ndërsa tani u thotë shqiptarëve “do t’u ul taksat 95% të shqiptarëve! Po kush e ka bërë kapitalizmin, popullor? Taksat, se të gjithë janë aksionerë në shtetin e tyre, paguajnë për rrugët, shkollat etj. po pyeteni pak: ku do t’i marrë këto para? Ai thotë do t’ua marr atij 5%-it. Por ti kështu shkakton rrënimin e tyre. Në vitin 2005 kur morëm pushtetin, me dhjetra biznesmenë unë I kam gjetur në Bullgari, kishin ikur se nuk punohej këtu. Sot shqiptarët kanë taksat më të ulta në Evropë. Është e vërtetë se një infermiere paguan 10% taksë, por para vendosjes së saj, sa e kishte pagën? Sepse sot merr 14 rroga më shumë, sepse taksa e sheshtë lehtësoi biznesin. Shumë e thjeshtë, pra, kemi të bëjmë me një qëndrim kryekëput kaotik.
Lidhur me bujqësinë, ai tha: "Ne do të synojmë dhe inkurajojmë prodhimin bio, që të marrim fitimet më të larta me tokën që kemi. Ne duhet të gjejmë rrugët sesi do të përballemi me tregun gjigand bujqësor evropian. Unë sugjeroj qw të mbjellim sa më shumë kudo. Aty ku është një shkurre, të mbjellim frutorë. Buzë çdo përroi mund të mbillen arra, lajthi për shembull."
Një nga qytetarët iu drejtua Berishës me një kompliment:" Z.Berisha, ju bëheni gjithnjë e më i ri, kot thonë që jeni plakur!" Kryeministri, në gazin që mbushi sallën, shpjegoi: “Së pari, shoku vuan nga fiksimet, ai është obsesiv, mirëpo unë jam mjek dhe e kuptoj. Së dyti, dikur më thoshte se unë fluturoj me helikopter, kur unë udhëtoja me një makinë të marrë me qera nga PD-ja, sepse kisha nxjerrë urdhër që asnjë mjet i shtetit nuk do të përdoret në fushatë. Kishte njëhërë ditëlindjen dhe i çova edhe një urim, që ia bëra me dashamirësi, por edhe i duhej ajo që i thashë: Zoti i shtoftë rini, viteve tuaja”.
ORA 13:00 KRYEMINISTRI PERURON FABRIKEN E PERPUNIMIT TE PESHKUT
Kryeministri Berisha ka përuruar po sot, një fabrikë të përpunimit të peshkut në Hudënisht të Pogradecit. Ko fabrikë punëson 40 punëtorë. Kryeministri garantoi se "së shpejti do të kemi linjen e kreditimit për të gjithë peshkatarët. Në këtë rast, sipërmarrja ka të drejtë të ketë flotën e peshkimit. Ne po ecim dhe makineritë po blihen pa tvsh. Ne i kemi bërë realitet, por pala tjetër kërkon të bëjë realitet ato që ne kemi bërë. Naftën nuk e lëshon pala tjeter. Kjo palë bërtet për ulje taksash, por nuk thotë sa ulen. Ai do të krijojë shtetin e autobuzit mavi. Autobuzi është shteti i fiksimeve. Unë jam mjek dhe e njoh më mirë se kushdo tjetër. Të vijë burri 50 vjeç me kompleksin e Edipit dhe të mos çlirohet nga ky kompleks, ndodh. Imagjinoni: ai që urren babën, çfarë ndjenjash ka për gjyshin, por i falet. E ka nga kompleksi i Edipit", - tha Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com