POGRADEC- Zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe rajon kanë qenë tema e bisedimeve në takimin që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar me kreun e PDSH të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Takimi i zhvilluar në qytetin e Pogradecit është njoftuar nga vetë ministri Bushati, i cili ka publikuar edhe një foto nga ky takim në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”.
 
Kreu i diplomacisë shqiptare thotë se temë qendrore e bisedimeve me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kanë qenë zhvillimet e fundit në Maqedoni e rajon.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)