POGRADEC- Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarise, kthyer tashmë në traditë, nisi në Pogradec me filma të rinj dhe prodhime të veçanta nga rajoni.

“Do te kemi shfaqje e filma të vendeve të ballkanit. Do shohim me cfarë janë frymëzuar artistët me prodhimet e tyre të reja”, tha Gerta Qurku, organizatore.

Regjisori Eno Milkani, njëherësh edhe organizator i festivalit, tha se një nga momentet kryesore të këtij edicioni është shfaqja e filmit “Komisari i Dritës”, në 60-vjetorin e tij, si dhe premiera e dokumentarit “Rikard” të regjisorit Mevlan Shanaj, kushtuar aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja.

Pjesë e këtij festivali prej 16 vitesh, aktorja nga Kosova, Velina Muçolli kesaj radhe vjen bashke me te bije, Andrrën. Edhe per artistin Driton Hajredini, emocionet jane te njejta si heren e pare kur u shpall fitues. 

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të vazhdoje deri me 27 qershor.