Një i ri është arrestuar, nën akuzën se ka rrahur xhaxhane e tij. Mësohet se i arrestuari është 22 vjeçari Roxhens Capollari, 
banues në fshatin Gështenjas të Pogradecit. 

Burime zyrtare nga policia lokale, njoftuan se 22 vjeçari Roxhens Capollari u arrestua në flagrancë pasi, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, 51 vjeçarit 
K.C..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)