Pogradec/ Homazhe në vendin ku ndërroi jetë Egli Proga! E motra: I betohem dhe atyre që fshihen pas skutave se drejtësinë do e sjell me çdo kusht

POGRADEC - Qytetarë të shumtë u mblodhën sot në Pogradec në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga, pasi u dhunua nga Denis Meçe.

Ende nuk është zbuluar e vërteta e kësaj ngjarje të rëndë, teksa qytetarët bën homazhe duke ndezur qirinj në vendin ku humbi jetën Egli Proga. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe familjarët e viktimës, të cilët bën apel për drejtësi për të afërmin e tyre, që autorët të vihen para drejtësisë.

E motra e Eglit, Jonida lexoi një fjalim edhe për mediat ku bën thirrje që të dali e drejta dhe dhunuesit e vëllait të saj të përfundojnë në burg.

'Ju falënderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij por që kur ditën që Egli mbeti i pajetë, pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Shumëkujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e dëshpëruar, e pashpresë apo thjesht një hallexheshë me të zeza. Por ju betohem juve që jeni këtu, edhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell me çdo kusht.

Se ja kam borxh vëllait tim, vetes dhe gjithë familjes sime. Nuk dua që të përfitoj askush nga vëllai im, nuk dua që të politizohet vdekja e tij. Nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë, se familja ime për të. Do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend dhe vëllai im ta shoh nga varrezat ku e kanë vendosur. Kriminelat që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg të gjithë pa asnjë përjashtim.

Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra, kam vetëm një kërkesë për të gjithë ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët: Flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin dhe ta godisni me shkelm a me grushta vëllain tim siç bën me grushta barbarët. Kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, por jo vetëm si shprehje, e kërkoj si vepër. E kërkoj që sot, i bëj thirrje të gjithë avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë të vijnë dhe të mbrojnë Eglin bashkë me mua.', tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Korçë/ Homazhe për Eglin Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën

 

KORÇË - Homazhe për vrasjen e Egli Progës janë mbajtur mbrëmjen e sotme edhe në qytetin e Korçës.

Qytetarët janë mbledhur pranë Katedrales, tek shkallët e së cilës kanë ndezur qirinj për të kryer homazh ndaj 42 vjeçarit që humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe në Pogradec dhe të tjerë të shtunën e kaluar.

Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe më tepër kujdes nga institucionet shtetërore për mbrojtjen e jetës.

'Bëjmë homazhe për largimin me të padrejtë nga jeta e Eglit, i cili u vra dhe tregoi se për të gjithë ne jeta është e pasigurt në këtë vend. Sot ishte Egli, nesër mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jetë kushdo. Prandaj ne besojmë se duhet të kemi një homazh, duhet të kemi një thirrje për drejtësi, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të kujtuar se jeta duhet mbrojtur dhe kjo thirrje i drejtohet mbi të gjithë institucioneve që e kanë për detyrë të na mbrojnë jetën, sepse ne kërkojmë siguri nga ta', shprehet një qytetar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 15/08/2024 02:37

    Bravo, bravo, trimeresha e Pogradecit!

    Përgjigju
  • enveri: 14/08/2024 23:13

    FAMILJA LE TE MARRE HAK,SA ME SHPEJT,,,ZBATONI KANUNIN E LEKES,,,SE SHTETI NUK DO TJA DIJE PER JU...A JENI GJALLE ,,A JENI VDEK....

    Përgjigju
  • ligji: 14/08/2024 21:41

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës