POGRADEC- Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka kanosur me shkarkues elektrik dhe i ka dëmtuar automjetin punonjësit të policisë.

I arrestuari është V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.