TUSHEMISHT - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në pikën doganore të Tushemishtit, për kalim të mallrave kontrabandë. Burimet zyrtare thanë se gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, janë arrestuar Dëfrim Selko, 41 vjeç dhe Ardian Dhami, 41 vjeç të dy nga Pogradeci, doganier pranë doganës së Tushemishtit, si dhe Arshim Malçellari, 43 vjeç, tregtar.

Sipas policisë ditën e djeshme është kapur në flagrancë në Volorekë një automjet në pronësi të Malçellarit, në të cili janë gjetur produkte ushqimore të cilat dyshohen se ishin futur kontrabandë nga Tushemishti.

Pas hetimeve policia zbuloi se për një periudhë të gjatë kohe tregtari kishte patur favore doganore nëpërmjet rryshfeteve ndaj dy doganierëve, Selko dhe Dhami.

Policia sekuestroi 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg këpudha dhe produkte të tjera ushqimore. Një ditë më parë në qytetin e Vlorës u arrestua një tjetër doganier në port, nën akuzën e kontrabandës.


(aq/shqiptarja.com)