Pogradec, kapen të rinjtë
Ishin “tmerri” i dyqaneve

Pogradec, kapen të rinjtë<br />Ishin “tmerri” i dyqaneve
POGRADEC – Katër të rinj, autori të një numri të madh vjedhjesh kanë përfunduar në prangat e policisë.
Pasi janë siguruar të gjitha provat e nevojshme, të cilat implikojnë 4 personat, policia ka vënë në pranga shtetasit Niko Yzellari 19 dhe tre adoleshentë 16-vjeçarë. Sipas të dhënave 19-vjeçari Yzellari së bashku me 3 minorenët kanë kryer vjedhje të ndryshme në banesa, dyqane dhe pika shitjesh në qytetin e Pogradecit.
Brenda një afati të shkurtër kohor grupi i të rinjve ka vjedhur 5 ndërtesa dhe dyqane në qytet duke shkaktuar dëme në vlera të ndryshme. Ndaj 4 të rinjve rëndon akuza për veprën penale të “Vjedhjes të kryer në bashkëpunim”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’