POGRADEC – Kryetari i komunës së Vreshtasit, Festim Ardi, në një deklaratë për shtyp, i është përgjigjur akuzave të bëra mesditën e sotme nga kryetarit të partisë socialiste, Edi Ramës gjatë një takimi me banorët e kësaj zone.
 
Akuzat e Ramës si dhe premtimet e tij për banorët e Vreshtasit, Ardi i ka cilësuar retorika boshe dhe mashtrime të një humbësi që është për t’u mishëruar. Sipas kreut të komunës , investimet e qeverisë për këtë zonë në tetë vite kapin shifrën e 3.4 miliard lekve, të fokusuara në shëndetësi, arsim dhe rrugë. Më tej, Festim Ardi ka pohuar autobuzi mavi dhe partia e Koços do ta marrin përgjigjen në 23 qershor nga banorët e Vreshtasit, Podgories, Sheqerasit dhe Bregasit.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)