Report TV sjell pamjet ekskluzive nga ndotja alarmante në zonën e “Bregut të Lendinave”, në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku çarja e digës së rezervuarit ka nxjerre në sipërfaqe tonela me mbetje te groposura ketu vite me pare.
Diga e rezervuarit, e rikonstruktuar ne dhjetor te vitit te kaluar nga Bashkia Pogradec, është çarë duke lejuar vërshimin e ujit dhe shpërndarjen e mbetjeve në tokat e mbjella me grure.
Këto mbetje, të cilat ishin kapsuluar prej vitesh nga ish-komuna, janë rikthyer sërish në sipërfaqe, duke krijuar një situatë të rëndë mjedisore.
“Mbetjet urbane u mblodhën para shumë kohësh, u kompozuan e u mbuluan. Para 5 muajsh u rregullua rezervuari, por puna nuk u bë mirë. U ça diga dhe nxori të gjitha mbetjet e grumbulluara poshtë saj. Ka gati dy javë dhe s’ka ardhur askush t’i pastrojë. I bëjmë thirrje bashkisë të marrë masa, nuk mund ta lëmë kështu", thotë Safet Kapa, banor i Çërravës.
Skandali thellohet edhe më shumë duke pasur parasysh se për rehabilitimin e rezervuarit, Bashkia Pogradec investoi 57 mijë euro gjatë vitit 2024.
Çarja e digës jo vetëm e bëri investimin të pavlefshëm, por riktheu edhe ndotjen, e cila tani po përhapet në gjithë zonën, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Ndërkohë, autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende asnjë reagim apo sqarim mbi situatën e rëndë që është krijuar në Çërravë.
Komente











20.000 $ i kushtoi nje shoqes time ketu, reabilitimi i guzhines (kabinete,countertop,etj) e keta me vetem 57 mije euro deshen te reabilitojne nje rezervuar!! S.d.q ky eshte nje shembull qe groposja e kapsulimi nuk jane zgjidhja e duhur,jo vetem qe komponentet kimike e bakterologjike duke u shperbere depertojne ne tokat e ujin perreth duke u bere te rrezikshme per shendetin,por mjafton nje incident i tille per t'u kthyer ne katastrofe mjedisore.Duhen incineratoret.
PërgjigjuPerse nuk shkon rama te pres shiritin ?
Përgjigju