POGRADEC -Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit pasditen e sotme. Një 25 vjeçar i komunitetit rom ka qëlluar për vdekje gjyshin e nuses së tij.

Sipas policisë Rome Myrtezai 25 vjeç pas një konflikti familjar ka qëlluar me automatik gjyshin e bashkëshortes së tij 65-vjeçarin Fatmir Muhaxhiri,duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur në një rrugë në mes të qytetit rreth orës 16:15 , ndërsa autori është kapur nga policia sëbashku me armën e krimit.

Sipas informacioneve të para, mendohet se vrasja të ketë ndodhur për një konflikt familjar dhe sherrit midis Myrtezait dhe viktimës.

Por,ngjarja e rënë nuk ka përfunduar me kaq pasi pas kontrollit të ushtruar në banesën e 25 vjeçarit është gjetur i vrarë dhe vëllai i tij Dritan Myrteza, 38 vjeç. Dyshohet që edhe për këtë vrasje autor të jetë Romeo Myrtezai.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë arrestuar 25 vjecarin së bashku me armën e krimit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë,me pasojë vdekjen e dy personave. Pritet që policia të zbardhë të gjithë kronologjinë e kësaj ngjarje,që tronditi qytetin e liqenit.

S'E LANE TE MERRTE NUSEN, I VRAU
Autori ka shkuar në shtëpinë e nuses ta merrte pasi ishin të ndarë, ndërsa ka hasur në rezistencën e gjyshit të saj i cili nuk e ka pranuar këtë fakt.

Menjëherë 25 vjeçari Romeo Myrtezai ka shkuar në shtëpinë e tij për të marrë armën, por në shtëpi ka qenë vëllai i tij, ku duke u mbështetur tek fakti që ai u gjet i vdekur në banesë nga policia, mendohet që edhe ai ta ketë penguar të vëllain për të marrë nusen.

Pasi ka vrarë të vëllain Myrtezai ka shkuar sërish në shtëpinë e nuses me qëllimin për ta marrë atë, por sërish është kundërshtuar nga gjyshi i saj, si pasojë 25 vjeçari e ka vrarë atë.


(Gre.M/Shqiptarja.com)