Pogradec, sekuestrohen 50 kg 
kanabis, 3 persona në pranga

Pogradec, sekuestrohen 50 kg <br />kanabis, 3 persona në pranga
POGRADEC – 50 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis është zbuluar pasditen e sotme në serbatorin e dy automjeteve tip ‘Benz’.

Bëhet e ditur se janë arrestuar Olti Zeka, Arbër Brahimi dhe Kreshnik Ballia, të tre nga qyteti i Tepelenës. Tre të arrestuarit po udhëtonin me dy mjetet tip ‘Benz’ me targa TR 1735 N dhe AA 525 JC.

Nl mjetin me targa TR 17 55 N, e cila drejtohej nga Oltjon Zeka,  janë gjetur 13 pako lënde narkotike e dyshuar si kanabis. Ndërsa në mjetin  tjetër me taga AA 525 JC që drejtohej nga  Kreshnik Ballia janë gjetur 12 pako.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të dy mjetet janë ndaluar në hyrje të qytetit të Pogradecit në vendin e quajtur Enkelana, me 2 automjete të cilët lëviznin në formë stafete
 
Në finalizim të operacionit të koduar ‘Stafeta’ nga policia e qarkut Korçë është bërë edhe sekuestrimi i 6 celularëve që posedonin 3 transportuesit e drogës.

droga me logo
(Në foto: Droga e sekustruar nga policia )


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet