Informacionet paraprake bëjnë me dije se viktima ishte duke punuar në banesë ndërsa është dëmtuar aksidentalisht me gur fresibël. 63-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të dëmtimit të marrë, s'ka mundur dot të jetojë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në fshatin Tushemisht, shtetasi K. Ç., 63 vjeç, duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga mjeti me të cilin punonte (gur fresibël) dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Komente










