Autori i vjedhjes së një automjeti në Pogradec është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qytetin liqenor ku Aurel Hamolli ka gjetur një mjet në lagjen nr. 1 i cili kishte çelësat të vendosur, ndërsa pronari ndodhej pak më tutje.
Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec e ka arrestuar pak minuta më pas Hamollin. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.









Komente
Komento