Një 26-vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së 26-vjeçarit Klement Hoxhallari nga fshati Starovë.
Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur në një bilardo në qendër të qytetit të Pogradecit. 
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj. Deri tani policia ka shoqëruar 10 persona.