Situata me zjarret shihet mjaft problematike në Pogradec. Ditën e sotme 5 vatra janë aktive dy prej të cilave janë fikur tashmë. Janë fikur vatra e Gështenjasit dhe e Peshkëpisë. Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë në mesditë. Në këtë zonë po punojnë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës.
Problematike paraqitet situata në Qafë Panjë ku zjarri është aktiv prej më shumë se 4 ditësh. Sipas raportimeve të fundit situata në këtë zonë është shumë e vështirë edhe pse punohet në terren. Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës ku janë vendosur punonjës të Adzm.
Situata me zjarret është normalizuar prej javësh në vend pasi janë "përpirë" mijëra hektarë pyje dhe kullotë në ditët më të nxehta të verës në disa zona.