Vllaznia 4-2 Hajvalia (Berisha 16′, 90+1′, Gjini 44′, Bashka 61′ / Misini 34′, Mahmuti 68′)
SHKODËR - Vllaznia në futboll për femra mposhti 4-2 në “Loro Boriçi” Hajvalinë, duke marrë biletën për në turin e dytë kualifikues të Champions League. Kampionet e Shqipërisë kaluan kampionet e Kosovës në një ndeshje emocionuese dhe të luftuar, ku u shënuan gjashtë gola.
Ndeshja u zhbllokua nga Vllaznia pas 16 minutash lojë, me Berishën që shënoi për 1-0. Në të 34 minutë Misini barazoi duelin, ndërsa Gjini në fundin e pjesës së parë shënoi golin e dytë për shkodranet, duke dërguar Vllazninë në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Bashka realizoi një supergol te Vllaznia në minutën e 61-të për rezultatin 3-1, teksa Mahmuti u përpoq të rihapte sfidën, por në minutat e fundit ishte sërish Berisha ajo që i dha golin e katërt dhe fitoren e merituar vajzave të Vllaznisë.
Me këtë fitore, shkodranet do të kenë përballë skuadrën e Valurit (Islandës) në raundin e dytë kualifikues dhe nëse do të arrijë të kalojë do të shkojë në fazën “play off”, ku do tentojnë të përserisin vitin e kaluar, ku morën pjesë në grupet e Champions League.