Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali në Cërrik pasi lejonte që në biznesin e tij të zhvilloheshin lojërat e fatit. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Jani Allko.
Sakaq, nëntë klientë janën nën hetim nga autoritetet pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati në lokal.
Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, zare dhe sende të tjera të paligjshme që shërbejnë për loëjrat e fatit.
Gjithashtu nga blutë e Elbasanit janë sekuestruar edhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan. Vihet në pranga pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohen penalisht edhe 9 shtetas të tjerë, klientë në lokal, të cilat u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati. Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gambling, gjatë të cilit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
J. A., 52 vjeç, banues në Cërrik, pronari i lokalit në lagjen nr.1 në Cërrik, në të cilin ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. M., Sh. B., F. K., T. K., O. K., M. K., B. T., K. B. dhe E. K., klientë në lokalin e shtetasit J. A., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, zare dhe sende të tjera të paligjshme që shërbejnë për lojërat e fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Nga fotoja e sendeve te sekuestruara,duket qe shqipot vene bast me cdo lloj loje,shah,tavlle!E kam gabim,apo keshtu mendon policia qe i ka sekuestruar dhe keto lloj lodrash?
PërgjigjuNe Tirane lulezojne lokalet "bilardo" qe luhet bixhoz i paster, kampion eshte kompania EKOBET...
Përgjigju