Ka pasur shume polemika pas arrestimit te kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesditën e 21 tetorit 2024 pasi u shoqërua me forcë nga dhjetëra forca policie.

Ndërkohë, në makinë ndodhej vetëm me sekretarin organizativ dhe nuk ruhej nga garda, siç parashikohet për një ish-president.

Por, Shqiptarja.com sjell në vëmendje këtë video e publikuar më 9 prill 2024, kur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa mbante një fjalim tregon se ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh. Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

“Unë dal në mes të Tiranës pa bodyguard, s’më duhen. Unë i kam përzënë bodigardët e Gardës së Republikës, sepse ata nuk janë punonjës të gardës, ata janë patronazhistë të rilindjes", tha ai.