Policia e Poliçanit në zbatim të planit për “Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1360 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Bimët u gjetën të kultivuara në një parcel pa pronar, në lagjen “Lakër”, fshati Çorogjafë, Njësi Administrative Tërpan.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike’’, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.