Policë afganë qëlluan Voglin
e Peçin, ndoshta talebanë?

Policë afganë qëlluan Voglin<br />e Peçin, ndoshta talebanë?
TIRANE- Sulmi ndaj njësisë amerikano shqiptare në Kandahar, ku mbetën të vrarë komandati Feti Vogli, dhe nëntetari Aleksandër Peçi u plagos rëndë, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me sigurinë e forcave ndërkombëtare. Sulmi ka ngritur pikëpyetje nëse në ushtrinë dhe policinë afgane mund të rekrutohen dhe talebanë.

“Ushtarët u gjetën të sulmuar nga një grup personash të veshur me uniformën e policisë afgane” – ka thënë Viktor Berdo, gjeneral brigade, kreu i forcave të armatosura tokësore. Ndërsa ministria e Mbrojtjes deklaroi se 11 pjesëtarë të policë afgane të përfshirë në sulm u arrestuan dhe hetimet pritet të zbardhin arsyet e aktit vrasës.

Associatet press shkruan se sulmi është i fundit në kuadër të sulmeve nga policia afgane, apo të ushtrisë. Një trend që ka rritur shqetësimin dhe shumë pikëpyetje mbi rekrutët afganë dhe kërcënon kominitetin ndërkombëtar që ndodhet atje. Muajin e kaluar Franca pezulloi programin e saj të trajnimit dhe paralajmëroi se do të tërheqë forcat një vit përpara afatit pasi një ushtar afgan vrau 4 ushtarë franceze.

Sipas Pentagonit, që prej 2007, kanë ndodhur më shumë se 45 sulme të tilla dhe 75% e tyre ka ndodhur në 2 vitet e fundit.

Sulmi ndodhi dje në fshatin Robat, në distriktin jugor të Spin Boldak, në kufi me Pakistanin, ka thënë shefi i policisë së Kandaharit Abdul Razic. Njësiti ushtarak shqiptaro amerikan po shoqëronte dhe siguronte një mision të USAID-it i cili po zhvillonte një takim për të parë mundësitë e ndërtimit të dy shkollave dhe një qendre shëndetësore atje. Papritur dhe në rrethana ende të paqarta, ata u gjendën nën breshërinë e armëve. Të paktën me 5 automatikë dhe në mitraloz i lehtë është qëlluar drejt tyre, duke plagosur rëndë dy ushtarakë shqiptarë si dhe një pjestar të forcave amerikane, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Vogli nuk ka mundur të mbijetojë. Peci, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndonëse plagët janë të rënda mjekët japin shpresa se 24 vjeçari mund të jetojë. Shqipëria ka 265 trupa në Afganistan. Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi ishin pjesë e kontigjentit Eagel 4 të cilët u nisën drejt Afganistanit në mes të janarit të këtij viti dhe do kryenin shërbimin për 6 muaj.

Po dje një atentat vetëvrasës me bombë në njën stacion policie në Kandahar i mori jetën një polici ndërsa 4 mbetën të plagosur.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!