Policët drejt bojkotit
“Qeveria na refuzon paratë”

Policët drejt bojkotit<br />“Qeveria na refuzon paratë”
TIRANË – Policët shqiptarë prej të paktën 8 vjetësh janë lënë në harresë nga qeveritë, duke iu mohuar pagesat për orët jashtë orarit dhe trajtimin ushqimor. Sindikata e policisë së shtetit ngriti sot shqetësimin se Thesari i Shtetit, pas vendimit të fundit të qeverisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do ta përdorte në zbatim të ligjit për shpërblimet në fund të vitit.
Bëhet fjalë për një fond prej të paktën 140 milion lekësh, i cili sipas sindikatës është bllokuar nga qeveria, e që duhej të përdorej për shpërblimet e punonjësve të policisë.
Veç kësaj, ata shprehen se e ndjejnë veten në këtë fundiviti mjaft të rënduar ekonomikisht, edhe për faktin që qeveria u ka borxh përfitime të miratuara me akte normative për:
1 – Vjetërësi në punë, që përfitojnë të gjithë punonjësit e adminsitratës publike, ndërsa punonjësve të policisë nuk u jepet që nga viti 2003 dhe në vazhdim, megjithëse është e parashikuar në nenin 88, pika 4 e Ligjit për Policinë e Shtetit, duke bërë që punonjësit të marrin mesatarisht 13 për qind më pak të ardhura mujore.
2 – Punonjësit e policisë nuk marrin trajtimin ushqimor që nga viti 2008, pavarësisht se ky trajtim është i miratuar me VKM .nr 494, datë 01.08.2007, duke bërë që çdo punonjësi policie t’i mohohen 10 mijë lekë të reja për çdo muaj.

Veç tyre, për sivjet borxhi i qeverisë rritet edhe më shumë këtë vit për dietat e papaguara, të cilat prekin drejtpërdrejt buxhetin familjar të çdo punonjësi policie. Ky borxh, aktualisht arrin në shumën totale 80 milionë lekë. Gjithashtu, mbeten pa paguar edhe 50 milionë lekë për orët suplementare të papaguara, po për këtë vit.
Sipas vendimit të qeverisë paratë nuk jepen për shkak të reduktimit të fondeve buxhetore.


POLICËT: DO TË REFUZOJNË PUNËN JASHTË ORARIT
Sindikata e policisë i kërkon qeverisë që në mënyrë urgjente të rishikojë gjendjen e punonjësve të policisë, me qëllim që situata ekonomike e tyre mos të rëndohet edhe më shumë. Në të kundër ajo paralajmëron se do tu bëhet thirrje punonjësve të policisë për të refuzuar shërbimet si jashtë orarit të punës, ashtu edhe jashtë vendbanimit të tyre, deri në pagesën e tyre të plotë në kohën që parashikon ligji. Me kërkesën e anëtarësisë, Sindikata po përgatit edhe mundësinë e organizimit të tubimeve të punonjësve të policisë, një e drejtë e fituar me ligj, duke u mbështetur në këto tubime edhe nga Sindikata Europiane e Policisë.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës