Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Foto ilustruese

Poliçan- 5 persona janë arrestuar në flagrancë mes tyre edhe një 21 vjeçar pasi dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Plashnik të Poliçanit. Të arrestuarit janë identifikuar si Ëngjëll Myftaraj, Gjolek Myftaraj, Fatjon Myftaraj, Vullnet Bendaj, Dorjan Bendaj.

Gjatë kontrollit unformat gjetën dhe sekuestruan 116 bimë kanabisi, një pjesë e tyre ishte në proces tharjeje.

"Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plashnik, njësia administrative Tërpan, kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

Ë. M., 54 vjeç, G. M., 61 vjeç, (vëllezër), F. M., 21 vjeç, (i biri i shtetasit Ë. M)., V. B., 44 vjeç dhe D. B., 39 vjeç, (vëllezër), të gjithë banues në fshatin Plashnik, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin ku banonin. Gjatë kontrollit të territorit janë gjetur 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në një kasolle afër banesës së shtetasit Gj. M., u gjetën 79 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë