Policët i ndiqnin prej 2 javësh, arrestohen 6 persona në Pogradec, kapen me 21 gramë kokainë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi u kapën me një sasi kokaine. Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Gjona 21 vjeç, Renaldo Gjona 24 vjeç, Domenik Potka 22 vjeç, Xhemal Oparaku 41 vjeç, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku, 18 dhe 19 vjeç, të cilët u kapën me 21.14 gram kokainë në makinë, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për ta shitur.

Këta persona kanë qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shërbimeve policore prej 2 javësh dhe mbrëmjen e djeshme, janë kapur në flagrancë në unazën e qytetit të Pogradecit.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar