TIRANE- Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim akuzojnë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për situatën e krijuar në vend sa i takon ngjarjeve kriminale, i cili sipas shoqatës drejtoi reformën që solli lirimin e tyre nga detyrat në polici.
 
Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim gjatë 2013, e konsideron të frikshme rritjen e treguesve të kriminalitetit, situatën e muajve të fundit nga shpërthimet me eksploziv, krimet ndaj personit dhe pronës, trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, krimeve brenda familjes, si dhe aksidenteve rrugore me pasojë vdekje apo plagosje.
 
“Pavarësisht shkeljeve ligjore në emërimin dhe promovimin e drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, por dhe të drejtuesve të drejtorive në nivel qendror dhe vendor, ministri Saimir Tahiri duhet të pranojë faktin se ata dhe vetëm ata janë ligjërisht drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe përgjegjësit kryesorë për garantimin e Sigurisë Publike në Shqipëri.
 
Le t’u japin atyre besim në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe të jetë i sigurtë që situata e rendit dhe Sigurisë Publike do të jetë më e mirë se sa këtë periudhë katër mujore”, thuhet në njoftim.

Redaksia Online
(g.xh/e.s/shqiptarja.com)