Të parët që janë paraqitur në gjykatë kanë qenë kryepleqtë, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi.
Organi i akuzës ka rreth 10 faqe transkriptime, ku të dyshuarit komunikojnë me kode me njëri tjetrin.
Ndërsa për policin Ardian Loci, prokuroria ka paraqitur si provë një transkriptim telefonatash ku dyshohet se Loci dekonspironte aksionet e policisë.
Mes lotësh për situatën e vështirë familjare efektivi i FNSH i ka cilësuar të pavërteta akuzat ndaj tij.
Loci në mes lotësh deklaroi se punonte prej 21 vitesh në polici ndërsa ishte arrestuar pasi ishte kthyer nga shërbimi prej 4 ditesh në Peshkopi.
Ai u shpreh se ka vajzën me kancer, ndërsa bashkëshortja shtatzënë prej 3 javësh është e sëmurë. Dekonspirimet e telefonatave i ka cilësuar të pavërteta.
"Vajzën e kam me kancer. Po shkoj në vetëvrasje. Kam 21 vjet që i kam shërbyet këtij shteti, jam më i dalluari dhe arrestohem sa u ktheva nga shërbimi nga Peshkopia pas 4 ditësh.
Më kanë marrë në telefon duke bërë muhabet kot dhe nuk kam dekonspiruar operacionet.
Me shpërblimin që na ka dhënë shteti kam larë borxhet. Kam qenë 4 ditë me shërbim në Peshkopi kur kam ardhur jam njohur me vendimin e prokurorisë" deklaroi ai para gjykatës.
Por pavarësisht pretendimeve edhe 45 vjeçari është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës.
[gallery]21287[/gallery]
Operacioni dhe arrestimet
Në pranga kanë kryesisht kultivues, banorë të fshatrave Omaraj, Plan, Pog e Mgullë, u sekuestruan armë si dhe bima e kanabisit.
Ndër të arrestuarit bien në sy mbiemrat ku rezulton se disa janë pjestarë të së njëjtës familje, një efektiv të Forcave Speciale si dhe dy kryepleq.
Operacioni i koduar "Early Spring" ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, dhe është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në operacionin e zhvilluar për arrestimin e tyre u angazhuan 125 policë të D.V.P. e F.N.Sh Shkodër.
U sekuestruan
• 31.140 rrënjë kanabis
• 150 kilogramë kanabis
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .
Të arrestuarit janë:
1. Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.
2. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë dhe kryeplak i këtij fshati.
3. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan dhe kryeplak i këtij fshati.
4. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir.
5. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj.
6. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj.
7. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj.
8. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj.
9. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj.
10. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog.
11. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj.
12. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan.
13. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog.
14. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan.
15. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
16. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
17.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan.
18.Fatmir Ara, 27 vjeç, në banues në Tiranë.
dy.b/shqiptarja.com