Ish efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.
Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.
Ekil Ndërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht...të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat
Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë.
Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.
Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje
Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt
Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.
Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador
Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër
Në celular Morina dhe Ndërnjaku shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës.
Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.
Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, por emri nuk dilte në sistem.
Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar. Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.
Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.
Altin Morina: Kur e kanë kap...po po e marr vesh kush është
Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi
Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë. Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’ akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës. Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë.
Komente


kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar. Dmth mjeku merret me pistoleta?
PërgjigjuTe gjithe policet e korruptuar min 30 vjet burg duhet projektligj per keta njerez te poshter
PërgjigjuKeta lloj kriminelesh,duhet te denohen me rende se kriminelet e zakonshem,pervec rolit te rendesishem ne organizaten kriminale,duhet renduar denimi edhe per tradheti te uniformes,qe te mbahen larg tradhetaret e tjere brenda istitucioneve!!
PërgjigjuTë parin Gledis Nanon....