Policiët u kërkojnë dokumentet
shoferët e dehur i kundërshtojnë 

Dy persona kanë rënë në prngat e policisë së Durrësit, pasi punonjësit e policisë iu kanë kërkuar dokumentacionin e automjeteved he ata në gjendje të dehur i kan kundërshtuar.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar në pranga kanë rënë Blerim Lugja 26-vjeç dhe Florin Lugja 21-vjeç, pasi në lagjen Nr.3, Durrës, rreth mesnatës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik.

Ata kanë qenë duke qarkulluar me automjetin tip Fiat Punto, me targa AA 189 NJ ku nga bërja e testit të alkoolit drejtuesi i mjetit ka rezultuar i pirë në masën 0.57 mg/litër.

Policia shton se, ata janë persona me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe të lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla