Ky është momenti kur një polic arrin t’ia shpëtojë jetën një foshnje që po mbytej, duke i dhënë frymë artificiale.
Kamerat e sigurisë të vendosura brenda veturës së policisë, shfaq policin Nick i cili pa u menduar dy herë ndali veturën për ta ndihmuar gjyshen e cila qante dhe bërtiste se mbesa e vogël po i mbytej.
Rreshteri Nick Onge nga policia e Georgias së SHBA-ve, dëgjohet duke i thënë foshnjës: “hajde vajzë e vogël fillo të qash”, derisa vazhdimisht i jepte frymë artificiale.
Dhe pas tre minutave tentim për ta shpëtuar nga vdekja vogëlushja e identifikuar si Zianna që kishte mbetur pa frymë ndërsa pinte qumësht me shishe, fillon të qajë, dëshmi kjo se polici ia arriti qëllimit.
Mediat amerikane raportojnë se polici Onge muaj më parë kishte kryer një kurs infermierie, dhe se është interesant fakti se si i është dashur ta dëshmojë në opinionin nëse ka mësuar diçka.