Një polic i Himarës është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përndjekur një kolege në komisariatin e Vlorës.

Përndjekja ka qenë e vazhdueshme ndërsa e fundit ka qenë më 3 maj kur e ka përndjekur në “Transballkanike’ madje dhe I ka përplasur makinën e saj

“Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në "Transballkanike" me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë” informoi sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Vlorë-Gjirokastër

Polici i komisariatit të Himarës, F.Xh  dyshohet për kryerjen veprave penale "Përndjekje", "Dhuna në familje", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", si dhe "Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta".