Polici italian plagos aksidentalisht
me armë zjarri nënë e bijë

Nënë e bije kanë mbetur të plagosura në Romë pasi u qëlluan nga një polic italian.

Agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se të plagosurat po lëviznin me motor, kur u prekën aksidentalisht nga plumbat e karabinierëve.

Këta të fundit mësohet se ishin vënë në ndjekje të një automjeti, që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe gjatë arratisë tentoi që të përplaste një prej karabinierëve.

Pikërisht në këtë moment forcat e rendit hapën zjarr, por plumbat kapën dy kalimtaret e rastit.

Të plagosurat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025