Polici vrau kolegun e FNSH
Gruaja: Eshtë xheloz i sëmurë

Polici vrau kolegun e FNSH<br />Gruaja: Eshtë xheloz i sëmurë
Efektivi policisë së objekt teve pranë komisariatit nr 3 Genci Domi ka qëlluar për vdekje kolegun e tij të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Bashkim Memian 40 vjeç, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e tij. Në një moment depresioni autori Genci Domi, babai i dy fëmijëve ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar disa herë drejt Bashkimit. Të dy kolëgët banonin në një kat të pallatit në lagjen "Ali Kelmendi" në afërsi të qendrës së Kombinatit. Sipas burimeve të policisë bëhët me dije se shkak i vrasjes ka qënë lidhja e fshehtë që kishte gruaja e Gencit me kolegun. Inspektorë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë. Në pranga ka rënë dhe autori Genci Domi, i cili ka pranuar autorësinë e krimit për shkak të ngacmimeve që viktima i bënte gruas së tij.

Ngjarja
Genci Domi 40 vjeç me detyrë efektiv policie pranë objekteve të komisariatit nr 3 kishte disa kohë që mbante nën vete të fshehtën e lidhjes së gruas së tij me komshiun, njkohësisht dhe kolegun e tij. Para disa kohësh Genci e kishte paralajmëruar Bashkimin që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, pasi e shqetësonte shumë ky fakt. Në atë moment kanë rënë dakort të dyja palët, ndërsa më pas Genci ka debatuar më të lidhur me këtë çështje. Bashkim Memia kishte një biznes privat (byrektore), poshtë pallatit në të cilën punonte e shoqja e tij. Por qëllonte që herë pas here zbriste dhe gruaja e autorit, e cila blinte dhe përshendetej me ta. Pasi vuri re këtë fakt autori Genci Domi ka marrë armën e zjarrit të shërbimit dhe dy karikatorë, me qëlllim për të qëlluar drejt policit që ngacmonte gruan e tij. Në gjendje të rënduar Genci ka shkuar në byrektoren dhe ka qëlluar një hërë me pistoletë. Pasi dëgjoi krismën Bashkim Memia ka tentuar të largohet për t'i shpëtuar plumbit, por pikërisht në atë moment autori e ka kapur duke e gjuajtur me grushte dhe e ka shtirë në tokë. I nxehur dhe në shenjë hakmarrje Genci ka qëlluar me dy plumba në kokë dhe 8 plumba në trup duke e lënë të pajetë. Inati i tij u lëshua në çastin që mbaruan dhe plumbat nga dy karikatorët e pistoletës. Të shtënat me armë tmerruan banorët e zonës, ndërsa trupi i Bashkim Memisë ishte mbuluar nga gjaku. Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivë të shumtë të policisë të komisaritit nr 6 si dhe inspektorët e krimve nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Policia nisi procedurat paraprake duke kryer hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Në vendin e krimit janë gjendur 10 gëzhoja, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy karikatorë dhe pistoleta e shërbimit të Genc Domit. Ky i fundit është arrestuar nga policia për veprën penale të vrasjes të kryer me paramandim. Gjatë marrjes në pyetje autori ka treguar se e ka bërë këtë veper penale, pasi viktima kishte disa kohë që ngacmonte bashkëshorten e tij.

Intervista
Pas verifikimeve përkatëse inspektorë të policisë kanë marrë në pyetje çiftin Domi, të cilët kanë deklaruar rreth ngjarjes. Autori Genc Domi ka thënë se kishte biseduar më parë me viktimën që të hiqte dorë nga gruaja e tij, por ai nuk i është bindur, ndaj dhe mori një vendim të tillë. Ndërkaq krejt të kundërtën ka dëshmuar gruaja e Domit e cila nuk pranoi të kishte një lidhje me komshiun e saj. Bashkëshortja e autorit deklaroi në polici se ajo punonte në rrobaqepsi dhe kishte dy fëmijë, ndaj s'kishte asnjë lloj intersei të lidhej me meshkuj të tjerë. Ndër të tjera ajo ka thënë se burri i saj ishte xheloz i sëmurë, pasi i ishte fikuar në kokë se e gjitha lagja mund të ngacmonte të shoqen e tij. Shqiptraja.com ka siguruar dëshminë e gruas së autorit, përsa i përket ngjarjes së ndodhur.

Policia: Si është e vërteta e ngjarjes, çfarë e shtyu bashkëshortin tuaj të bëntë një vrasje?
Bashkëshorti im kishte rreth 3 vite që ishte bërë tepër xheloz. Gjatë gjithë kohës ai mendonte se mua me ngacmonin komshinjtë. Unë s'kisha të bëja me askënd. Jam familjare e rregullt dhe e respektoj burrin dhe fëmijët e mi.

Pse e vrau kolegun, është e vërtetë që ju kishit lidhje me të?
Në jetojmë në një pallat me familjen e Bashkim Memisë, por kjo s'do të thotë se unë kam lidhje me të. Bashkimi është i martuar dhe ka familje të mirë. Në s'kemi pasur kontakte bashkë. Përshendeteshim thjeshtë si komshinj, asgjë më tepër.

Është e vërtëtë që Genci e ka paralajmëruar më parë Bashkimin që të mos vazhdonte t'ju ngacmonte?
Po. Ai është shumë xheloz. Kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe mesa duket e ka pasur mendjen tek ai. Bashkimi s'ka lidhje me mua.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë