TIRANE - Një aksion masiv i policisë së Tiranës ka nisur sot në 12 pika të kryeqytetit. Forcat "Shqiponja" dhe "Renea" ndaluan 3 shtetas për lëndë narkotike, sekuestruan 10 armë zjarri dhe 10 armë të ftohta si dhe bllokuan 187 automjetete.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit bënë të ditur se "po shtrihet një operacion gjithëpërfshirës, bazuar në Planin Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi kontrollin e territorit, në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale, kryesisht kundër krimeve ndaj pronës së qytetarëve, krime të tjera kundër jetës e shëndetit të personit, vjedhje me dhunë etj.
Operacioni është shtrirë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndaj atyre personave që kanë konsumuar shkelje administrative në bazë të Kodit Rrugor, për ato shtetas që qarkullojnë me automjete pa targa, me targa të huaja dhe pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Ndërkohë, përgjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë së kryeqytetit, kanë bllokuar 187 automjete për mangësi në dokumentacion, kanë sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve të ndryshme (shotgan, cifte, pistoleta TT) si 10 armë të ftohta pa leje.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 shtetas për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike duke sekuestruar sasisë prej 100 gr si dhe 20 doza kanabis në afërsi të shkollave. Ky operacion do të vazhdojë në ditët në vijim, mbi dokumentimin ligjor të veprimeve të kundraligjshëme të personave që kapen me armë zjarri pa leje, si dhe atyre personave që qarkullojnë me automjete pa targa, me targa të huaja që ka kaluar afati, me fenelinë policie, tabela dore policie, xhama të zinj si dhe pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Theksojmë", - thanë burimet zyrtare, -"se aktualisht po intesifikohet puna më tej për kontrollin e elementëve me tendenca kriminale, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje 82 persona me tendencat e sipërcituara, me qëllim informimin dhe analizimin në kohë të aktivitetit të tyre të kundraligjshëm".
Aksioni drejtohej nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj dhe urdhri ishte firmosur nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

(Foto: Nga operacioni i sotëm në kryeqytet)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com