Aksion në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari që përplasi makinën e efektivëve! Policia i gjen kokainë në mjet!

Policia e Lezhës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion në dalje të qytetit. Mësohet se efektivët e policisë kanë ndaluar një automjet tip ‘BMW’, dhe kanë arrestuar shoferin, pasi iu gjet kokainë, gati për shitje.

Sakaq, burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht drejtuesi i automjetit, Shaqir Veseli nuk ka ndaluar, duke përplasur makinën e policisë, ndërsa më pas efektivët e kanë neutralizuar duke i vënë prangat.

Mësohet se gjatë kontrollit në automjet Veselit iu gjet kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Policia e Lezhës përmes një njoftimi zyrtar pas aksionit, tha se Veseli përplasi makinën e efektivëve duke iu rrezikuar jetën. Në përfundim të veprimeve, efektivët bënë arrestimin në flagrancë të Shaqir Veselit, 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Lidhur me rastin në fjalë, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Aksioni, reagon Policia e Lezhës: Sekuestruam kokainë, pranga shoferit që tentoi të largohej (EMRI)

1636127932_akks.JPG

Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin që u zhvillua në dalje të qytetit. Mësohet se është arrestuar një person, pasi iu gjet kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Blutë e Lezhës njoftojnë se në bazë të informacioneve të siguruara, ndaluan një automjet tip 'BMW'. Drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, duke përplasur makinën e efektivëve.

Në përfundim, Policia njofton se neutralizoi drejtuesin e automjetit Shaqir Veseli, duke i sekuestruar drogën në makinë.

Ora 16:39
Aksioni në Lezhë, si u neutralizua i riu pasi policia qëlloi në ajër

1636127326_2.JPG

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, bën me dije se blutë e qytetit kishin informacion se disa persona që qarkullonin me makinë posedonin lëndë narkotike.

Pas marrjes së informacioneve, ata ngritën postbllok në superstradën drejt Laçit, në dalje të Lezhës.

Pasi u ndaluan nga policia, një prej personave në makinë tentoi të largohej, ndërsa u neutralizua nga efektivi që qëlloi me armë në ajër gjatë operacionit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena