TIRANE- Dhjetra forca të policisë bashkiake ndërmorën sot paradite një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e ish- bllokut, pranë ish- pub Manhatan.

Operacioni i policisë bashkiake u zhvillua nën mbiqyrjen e forcave të policisë së rendit. Policia bashkiake planifikon shembjen e konstruksionit metalik që është ndërtuar si shtesë te lokali duke zënë trotuarin si pjesë e hapësirës publike.

Pronari nuk kishte leje për ngritjen e këtij konstruksioni metalik. Policia bashkiake deklaron se leja nuk ishte dhënë as nga ALUIZNI pavarësisht se ishte aplikuar për një leje të tillë.

Nga zyra e shtypit pranë bashkisë bëjnë të ditur se është një operacion rutinë i cili do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim.
(sg/shqiptarja.com)